Ministria kineze e Tregtisë: Tregu i konsumit njohu lulëzim për 1 Majin
2023-05-02 12:10:25

Foto nga VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës bëri të ditur që, për festën e 1 Majit, tregu kombëtar i konsumit ka njohur lulëzim e një vëllim të madh shitjesh, furnizimet me mallra të përdorimit të përditshëm janë të mjaftueshme dhe çmimet janë të qëndrueshme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë, të ardhurat e ndërmarrjeve kryesore të shitjes me pakicë dhe ofrimit të ushqimit në mbarë vendin janë rritur 15.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme.

Rimëkëmbja e konsumit të mallrave është e fortë. Për festën e 1 Majit, shitjet e automobilave, veshjeve, kozmetikës, sendeve të arit e argjendit dhe bizhuterive të ndërmarrjeve kryesore të shitjes me pakicë u rritën përkatësisht me 25.1 %, 24 %, 19.9 % dhe 9.6 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe konsumi në restorante pati gjallëri dhe shitjet e firmave kryesore të ofrimit të ushqimit u rritën me 61.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme.

Vëllimi i tregut të mallrave të përdorimit të përditshëm është i mjaftueshëm dhe çmimet janë të qëndrueshme. Çmimet e drithit, vajit ushqimor, mishit, vezëve dhe frutave janë të njëjta si para festës. (Çang Çuo)