“Born to Fly” vazhdon të kryesojë me arkëtimet në Kinë
2023-05-02 11:23:46

Foto nga VCG

Filmi kinez “Born to Fly” vazhdoi të kryesojë me arkëtimet ditore të biletave të shtunën, treguan të dielën të dhënat nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit në Kinë, shkruan “Xinhua”.

I njohur si një prodhim i stilit “Top Gun”, filmi tregon historinë se si pilotët elitë panë vdekjen me sy gjatë fluturimeve testuese të avionëve luftarakë të Kinës për të ndihmuar në mbledhjen e të dhënave në kushte ekstreme.

Filmi gjeneroi të ardhura prej rreth 98.15 milionë juanë (rreth 14.18 milionë dollarë amerikanë) në ditën e parë të festës së Ditës së Majit në Kinë, e cila zgjat nga 29 prilli deri më 3 maj të këtij viti.

Komedia vendase “Godspeed” renditet e dyta me një fitim ditor prej 79.59 milionë juanë, e pasuar nga romanca “All This Years”, me fitime prej 44.02 milionë juanë të shtunën. (Fatosi)