1 Maji, manifestim për të drejtat e punëtorëve në Tiranë
2023-05-02 11:55:32

Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë, grupim informal i krijuar rishtazi me objektivin kryesor promovimin dhe mbështetjen e të drejtave në punë, dialogut social dhe punës së denjë në të gjithë sektorët e ekonomisë në Shqipëri, zhvilloi të hënën një manifestim me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, shkruan “ATSH”.

Koalicioni përbëhet nga organizata joqeveritare, sindikata si dhe grupime të tjera të interesit të përbashkët, që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe të drejtave të punëtorëve.

Në një tubimi paqësor, folës të ndryshëm prekën temat aktuale që shqetësojnë sot punonjësit në vend.

Ata u shprehën për mundësitë e organizimit dhe krijimit të frymës së protestës dhe kërkesave, deri në realizimin e tyre. (Fatosi)