Indi, të paktën 11 viktima nga rrjedhja e gazit
2023-05-02 11:54:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i të viktimave nga rrjedhja e gazit në shtetin Punjab të Indisë u rrit në 11 të dielën, deklaroi një zyrtar i administratës lokale për “Xinhua” përmes telefonit.

Incidenti ndodhi në zonën e populluar Giaspura në qytetin Ludhiana të Punjabit me disa fabrika.

Autoritetet lokale dyshojnë se hedhja e disa kimikateve nga një fabrikë në kanalizim çoi në emetimin e gazit helmues që rezultoi në vdekje.

Mes viktimave janë tre të mitur dhe pesë gra, si dhe pesë anëtarë të një familjeje.

Të paktën katër persona që u sëmurën ishin ende në një spital lokal. Disa prej viktimave ishin punëtorë emigrantë me origjinë nga shteti verior i Uttar Pradesh dhe shteti lindor i Bihar.

Ende nuk dihet burimi i rrjedhjes së gazit dhe lloji i gazit.

Ndërkohë, qeveria e Punjabit njoftoi kompensimin prej 200.000 rupi indiane (rreth 2446 dollarë amerikanë) për familjet e secilës prej viktimave dhe 50.000 rupi indiane (rreth 611 dollarë) për secilin prej atyre që u sëmurën. (Fatosi)