Tuneli rrugor nënujor hapet për trafikun në Dalian të Kinës
2023-05-02 11:08:15

Foto nga VCG

Një tunel rrugor nënujor u hap për trafikun të hënën në Dalian, një qytet bregdetar në provincën Liaoning të Kinës verilindore, njofton “Xinhua”.

Tuneli, ku ndodhet një autostradë urbane me gjashtë korsi dykahëshe poshtë Gjirit Dalian, është tuneli i parë nënujor me tuba të zhytur në Kinën veriore, tha Sun Zhu, zëvendëskryeinxhinieri i “Dalian Bay Undersea Tunnel Co., Ltd.”, i cili është përgjegjës i ndërtimit dhe funksionimit të tunelit.

Sipas tij, shpejtësia e projektuar e trafikut në tunelin 5.1 km është 60 km në orë. Ndërtimi i tunelit zgjati rreth katër vjet.

Rruga që lidh tunelin hyri në funksion të hënën, duke lidhur brigjet veriore dhe jugore të Gjirit Dalian, duke ndihmuar në zbutjen e bllokimeve të trafikut dhe zgjerimin e hapësirës për zhvillimin urban në Dalian. (Fatosi)