Kinë, mëkëmbja e konsumit nxit rritjen ekonomike në tremujorin e parë
2023-05-02 10:28:15

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat statistikore tregojnë që, në tremujorin e parë të këtij viti, tregtia e jashtme kineze ka pasur mëkëmbje të dukshme, duke i kaluar parashikimet e shumë njerëzve dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik të Kinës. Krahas kësaj, edhe konsumi ka shënuar mëkëmbje të dukshme në tremujorin e parë, çka ka luajtur rol të dukshëm stimulues për rritjen ekonomike të Kinës.

 

Sipas statistikave përkatëse, në tre muajt e parë të këtij viti, shitja me pakica e mallrave të konsumit në Kinë u shtua me 5.8 %, që është rritja më e shpejtë në 7 tremujorët e fundit. Krahas kësaj, konsumi final ka dhënë kontribut për 66.6 % të rritjes ekonomike të Kinës dhe është bërë motori kryesor i rritjes ekonomike në të ashtuquajturën “trojkë të ekonomisë”. Kjo ka krijuar një bazë pozitive për mëkëmbjen e vazhdueshme të konsumit dhe rritjen e vazhdueshme ekonomike të Kinës.

 

Në tremujorin e parë, të ardhurat e sektorit të ofrimit të ushqimit kanë shënuar rritje me 13.9 %, 9 pikë përqindjeje më shumë se rritja e shitjes me pakicë të mallrave. Edhe sektori turistik po mëkëmbet shpejt. Edhe pse kishte vetëm një ditë pushim për Festën Qingming, numri i turistëve u shtuar 29.1 % në krahasim me një vit më parë.

 

Konsumi i automjeteve është gjithashtu një faktor kryesor nxitës. Aktiviteti i uljes së çmimeve në fillim të vitit ka aktivizuar dëshirën e blerësve dhe ka gjallëruar tregun e automjeteve. Në tremujorin e parë, shitja e makinave me energji të reja shënoi rritje me 26.2%. Ndërkohë, markat kineze, si BYD dhe Li, kanë pasur një rritje të dukshme në tregun vendas të makinave, posaçërisht të automjeteve elektrike.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Studiuesi i asociuar i Institutit Studimor pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës Hong Yong u shpreh se të dhënat statistikore tregojnë që konsumi po mëkëmbet e po përmirësohet gradualisht dhe kjo gjendje pozitive është realizuar nga faktorë të shumtë. Sipas tij, një nga faktorët kryesorë është rritja e të ardhurave. Të ardhurat mesatare të banorëve kinezë arritën 10 870 juanë në tremujorin e parë, 5.1 % më shumë se një vit më parë.

 

“Qysh nga ky vit, janë publikuar një sërë politikash stimuluese të konsumit dhe gjendja e punësimit është e qëndrueshme, çka ka hedhur një bazë të fortë për mëkëmbjen e qëndrueshme të të ardhurave dhe konsumit të banorëve,” thotë Hong Yong.

 

Krahas rritjes së të ardhurave, konsumi në Kinë ka ruajtur prirjen elastike me potencial të madh dhe gjallëri të plotë. Kjo ka siguruar mosndryshimin e bazës afatgjatë pozitive të konsumit dhe mosndryshimin e prirjes së ngritjes së cilësisë së konsumit.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në tremujorin e parë, shitja me pakicë e mallrave u shtua me 4.9 %. Ndër 18 kategoritë kryesore të mallrave të konsumit, 70 % kanë pasur rritje. Konsumi i mallrave të përdorimit të përditshëm, si ushqimi e veshjet, u rrit përkatësisht me 7.5 % dhe 9 %, ndërsa shitja me pakicë e bizhuterive dhe kozmetikës shënoi rritje përkatësisht 13.6 % e 5.9%.

 

Përveç rritjes së cilësisë së konsumit, edhe skenarët e konsumit janë në përshpejtim të vazhdueshëm. Me përmirësimin e qarkullimit dhe logjistikës, konsumi në internet dhe konsumi në terren kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Niveli i shitjes me pakicë në internet në tremujorin e parë regjistroi rritje me 7.3 %, ndërsa shitja me pakicë në terren u shtua 3.6 %.

 

Zhang Jixing është zv.drejtori i studimit të tregut pranë Këshillit për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës (CCPIT). Ai u shpreh që, me stabilizimin e gjendjes ekonomike, përmirësimin e gjendjes së punësimit dhe shtimin e pandërprerë të skenarëve të konsumit, besimi i konsumatorëve kinezë është ngritur dhe kjo ka nxitur rritjen e konsumit. Konsumi pritet të luajë më tej rolin si forca kryesore nxitëse e rritjes ekonomike të Kinës. (Jiang Lei)