Investimet hekurudhore në Kinë u rritën me 6.6 për qind në tremujorin e parë
2023-05-02 11:50:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Investimet e aseteve fikse në hekurudhat në Kinë u rritën me 6.6 për qind në baza vjetore në tremujorin e parë të vitit, bëri të ditur “China State Railway Group Co., Ltd”, citon “Xinhua”.

Një total prej 113.55 miliardë juanë (rreth 16.40 miliardë dollarë amerikanë) u investuan në hekurudhat e vendit, sipas operatorit, duke shtuar se rritja e investimit ishte relativisht e lartë në vitet e fundit.

Të ardhurat e kompanisë u rritën 18.2 për qind në baza vjetore gjatë të njëjtës periudhë në 271.9 miliardë juanë.

Në tre muajt e parë, hekurudhat në Kinë trajtuan 753 milionë udhëtime pasagjerësh, duke u rritur me 66 për qind në baza vjetore.

Vëllimi i transportit hekurudhor të vendit, një tregues kryesor i aktiviteteve ekonomike, u rrit 2.3 për qind në baza vjetore në 970 milionë tonë në të njëjtën periudhë. (Fatosi)