Tiranë, nis rindërtimi i Kishës së Shën Prokopit
2023-05-02 11:09:47

Në kodrën mbi Liqenin Artificial të Tiranës startoi rindërtimi i kishës së Shën Prokopit, një nga kishat kryesore të besimit ortodoks shqiptar. Ajo u ndërtua në vitin 1780 për nder të shenjtorit mbrojtës të Tiranës, Shën Prokopit.

Në vitin 1967, kisha ndryshoi funksionin e saj dhe vetëm në 1993 ndërtesa u rikthye në kishë, shkruan “ATSH”.

Me rindërtimin, besimtarët ortodoksë do të kenë shumë shpejt një kishë të re, e cila do të kthehet në identitet siç ka qenë dikur, me të njëjtin kapacitet, tha në ceremoni kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos shprehu mirënjohjen e tij për autoritetet shqiptare. “Kisha e re do të jetë në harmoni me bukurinë e vendit këtu dhe të jetë diçka e veçantë për qytetin e Tiranës. Do të jetë në qendër të Tiranës, një vend i së vërtetës, një vend i dashurisë dhe një vend i së bukurës”, tha kryepeshkopi Anasatas. (Fatosi)