Vijojnë prostat në Francë kundër reformës së pensioneve
2023-05-02 11:25:47

Foto nga VCG

Sindikatat në Francë shfrytëzuan Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve për të mobilizuar më shumë protesta kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, e cila tashmë është miratuar.

Më shumë se 12 mijë policë janë mobilizuar, 5 mijë prej tyre vetëm në Paris informoi ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, shkruan “Le Monde”, citon “RTSH”.

Në Paris u shënuan incidentet e para kur persona të veshur me të zeza sulmuan objektet në rrugë. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Gaz lotsjellës u përdorur edhe në Lion dhe Nante.

Në Nante, pati dëmtime të godinave ndërsa janë arrestuar disa demonstrues.

Qeveria franceze e sheh reformën e pensioneve, e cila e shtyn moshën e pensionit në 64 nga 62 vjeç, si një punë të përfunduar, por sindikatat dhe disa anëtarë të opozitës nuk heqin dorë dhe duan të pengojnë zbatimin e projektligjit më 1 shtator.
Organizatorët e shohin reformën e pensioneve si një kërcënim për të drejtat e punëtorëve, ndërsa Macron argumenton se është ekonomikisht e nevojshme ndërsa popullsia plaket. (Irma)