Foto nga VCG
Duke filluar nga 27 prilli, u mbajt në Kejp-Taun të Afrikës së Jugut ekspozita katërditore e animacionit, që tërhoqi më shumë se 25 000 adhurues të animacionit. Ndikimi i epidemisë po zhduket ngadalë dhe industria afrikane e animacionit ka filluar gjithashtu të presë me padurim hyrjen në tregun e madh kinez.
Kjo është hera e parë që në Kejp-Taun organizohet ekspozita e animacionit. Kjo veprimtari, e planifikuar fillimisht të mbahej në vitin 2020, u shty për tani për shkak të ndikimit të epidemisë së koronavirusit të ri. Carol Weaving, drejtoresha menaxhuese e ekspozitës së animacionit të Kejp-Taunit, u shpreh që epidemia trevjeçare u ka dhënë goditje të rëndë organizatorëve.
"Pandemia (e COVID-19) pa dyshim ka pasur ndikim të madh. Shumë njerëz s'mund të udhëtonin askund gjatë pandemisë. Por realiteti është që njerëzit duan të bëjnë biznes, të shoqërohen me miqtë, të takojnë njerëz të tjerë. Çdokush dëshiron të komunikojë me të tjerë. Kështu që unë mendoj se ndikimi i epidemisë ishte negativ," vë në dukje ajo.
Foto nga CMG
Por për praktikuesit e animacionit që ofrojnë shërbime në internet, kjo përbënte gjithashtu një mundësi e rrallë zhvillimi. Richard Cordeiro, nga një studio modelesh në miniaturë në Afrikën e Jugut, tha se ata u ofruan një pasion për krijimin përdoruesve, në mënyrë që këta të mos ishin shumë të varur nga lojërat kompjuterike gjatë izolimit epidemik.
"Kur ra COVID-19, njerëzit u detyruan të qëndronin në shtëpi. Ata filluan të pikturonin ose të bënin modele në shtëpi. Pra, në fakt biznesi ynë eci më mirë. Në fund të fundit, më shumë njerëz kishin më shumë kohë të bënin gjëra të ndryshme," shprehet Cordeiro.
Në ekspozitën e animacionit, imazhet vizatimore nga Kina tërhoqën shumë njerëz. Kultura të ndryshme ndërvepruan dhe u gërshetuan në kontinentin afrikan. Richard Cordeiro vuri në dukje:
Foto nga CMG
"Shumë vepra të animuara, si shumë personazhe ose sende në krijimtarinë fantastiko-shkencore, shfaqen në formën e modeleve në miniaturë. Kështu ndodh për shembull me dragonjtë e kulturës kineze, dhe animacioni ka ndikim të madh në Azinë Lindore. Për mua, më mbresëlënëse është që, për shkak se bota po ndryshon, kulturat e ndryshme nuk janë të veçuara, por kanë filluar të ndërthuren, gjë që është e mahnitshme."
Sipas palës organizatore, 25 000 bileta u shitën disa javë përpara hapjes së ekspozitës. Si një qendër kulturore në Afrikë, Kejp-Tauni po bëhet një qytet i njohur për xhirimet e filmave dhe mediave. Mesatarisht, më shumë se 10 000 vepra filmike dhe televizive xhirohen çdo vit në Kejp-Taun. Përveç kësaj, mbi 50 % e studiove të krijimit të lojërave kompjuterike të Afrikësë së Jugut ndodhen në këtë qytet. Me zhvillimin e industrisë së animacionit, Kejp-Tauni është qyteti ideal për të organizuar ekspozitën e animacionit. Prezantuesi i medias lokale në internet Dizhe Fleiss beson se praktikuesit e animacionit në këtë qytet kanë treguar gjithashtu interes të madh për tregun kinez.
"Kina është një treg i madh me më shumë se një miliard njerëz. Mendoj që çdo libër i ilustruar do të shitet shumë mirë në Kinë për shkak të bazës së madhe të konsumatorëve. Pra, nëse mund të shkoni në Kinë dhe të shisni libra të ilustruar, do të keni treg të madh. Do të doja të shkoja dhe të vizitoja ekspozitat e animacionit të Kinës, siç është Ekspozita e Animacionit e Pekinit," thotë ai. (Çang Çuo)