Ekspozita në Pekin shfaq diversitetin e objekteve që lidhen me Tibetin
2023-05-01 11:53:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një ekspozitë e përbashkët e objekteve me temë Tibetin u çel në Muzeun e Pallatit në Pekin, duke demonstruar diversitetin dhe hijeshitë artistike të relikteve kulturore që lidhen me Rajonin Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore, njofton “Xinhua”.

Në total, 108 pjesë ose grupe objektesh janë të paraqitur në ekspozitë, duke përfshirë një byzylyk që përshkruan perandorin Taizong të dinastisë Tang (618-907) duke marrë një të dërguar tibetian dhe një mbishkrim të shkruar nga kaligrafi Zhao Mengfu i dinastisë Yuan (1271- 1368), në kujtim të preceptorit perandorak Dampa.

Një numër i madh koleksionesh shfaqen për herë të parë, si një kanun budist mançu nga Muzeu i Pallatit dhe një portret i perandorit Yongle nga Pallati Potala, Lhasa.

Ekspozita, e bashkorganizuar nga Muzeu i Pallatit dhe Autoriteti i Trashëgimisë Kulturore të Tibetit, do të zgjasë deri më 30 korrik. (Fatosi)