Firmat e internetit në Kinë regjistrojnë rritje të fuqishme fitimi në tremujorin e parë
2023-05-01 11:32:22

Foto nga VCG

Kompanitë e mëdha të internetit në Kinë dhe kompanitë e shërbimeve të lidhura panë fitimet e tyre të rriten fuqishëm në tremujorin e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, shkruan “China Daily”.

Fitimet e këtyre kompanive u rritën 55.2 për qind në baza vjetore në 28.28 miliardë juanë (4.08 miliardë dollarë) gjatë periudhës, treguan të dhënat e ministrisë.

Të ardhurat e kombinuara të biznesit të këtyre kompanive arritën në 302 miliardë juanë, 1.6 për qind më shumë në baza vjetore.

Kompanitë e mëdha të internetit dhe kompanitë e shërbimeve të lidhura janë ato me të ardhura vjetore të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë. (Fatosi)