G7-a pranon përdorimin përgjegjës të inteligjencës artificiale mes përhapjes së shpejtë të ChatGPT
2023-05-01 11:50:37

Foto nga VCG
Vendet e G7-s ranë dakord të dielën të promovojnë përdorimin përgjegjës të inteligjencës artificiale, ndërsa përpiqen të shfrytëzojnë teknologjitë në zhvillim të shpejtë si AI bot ChatGPT që mund të jenë shumë të dobishme, por gjithashtu përballen me shqetësime për privatësinë dhe rreziqet e keqpërdorimit, bëri të ditur “Kyodo News”, cituar nga “CGTN”.
Ndërsa shkëmbimet e të dhënave bëhen një pjesë kyçe e tregtisë globale, ministrat Digjitalë dhe të Teknologjisë nga Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane pohuan gjithashtu gjatë takimit dyditor në Japoninë lindore nevojën për të krijuar një marrëveshje ndërkombëtare për të përmirësuar qarkullimin e të dhënave të besueshme përtej kufijve kombëtarë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore
