Numri i të viktimave në përleshjet në Sudan rritet në mbi 520
2023-05-01 11:36:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përleshjet vdekjeprurëse midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) u kanë marrë jetën të paktën 528 personave dhe kanë plagosur rreth 4600 të tjerë, njoftoi Ministria sudaneze e Shëndetësisë, citon “Xinhua”.

Sipas raportit, zgjatja e armëpushimit solli qetësi relative në shumicën e shteteve të vendit, me përjashtim të Darfurit Perëndimor dhe kryeqytetit Khartoum.

“Numri i qendrave të shërbimeve shëndetësore në Khartoum është zgjeruar dhe komunikimi me spitalet është përmirësuar”,- thuhet në raport.

Ministria bëri të ditur se po bëheshin marrëveshje me një numër partnerësh nga vendet mike dhe organizata ndërkombëtare dhe rajonale për të siguruar furnizime mjekësore për njerëzit në nevojë.

Ndërsa konflikti i armatosur midis ushtrisë sudaneze dhe RSF-së hyri në javën e tretë, vendet e huaja po nxitojnë për të evakuuar qytetarët e tyre dhe dhjetëra mijëra sudanezë po ikin nga vendi i shkatërruar nga lufta për siguri. (Fatosi)