Ndërmarrjet private kineze dhe universitetet ndihmojnë të diplomuarit të gjejnë punë
2023-05-01 11:47:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Kinë, ka nisur një fushatë për nxitjen e punësimit, me mbi 10.000 ndërmarrje private që po bashkëpunojnë me institucionet e arsimit të lartë për të ndihmuar të diplomuarit të gjejnë punë, njofton “Xinhua”.

Duke vazhduar deri në fund të majit, fushata do të organizojë ndërmarrjet për të zhvilluar aktivitete të veçanta rekrutimi në më shumë se 100 qytete me një densitet të lartë universitetesh.

Fushata organizohet bashkërisht nga Federata Pankineze e Industrisë dhe Tregtisë (ACFIC), Ministria e Arsimit dhe Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore.

Në vitin 2022, ACFIC dhe Ministria e Arsimit nisën një fushatë të ngjashme, ku morën pjesë rreth 130.000 ndërmarrje private. (Fatosi)