Italia rikthen ChatGPT pasi OpenAI i përgjigjet rregullatorit
2023-05-01 11:35:43

Foto nga VCG

ChatGPT u riaktivizua në Itali pasi prodhuesi i tij OpenAI adresoi çështjet e ngritura nga Autoriteti Italian i Mbrojtjes së të Dhënave, konfirmuan agjencia dhe kompania, shkruan “CGTN”.

OpenAI, i mbështetur nga “Microsoft Corp.”, hoqi ChatGPT në Itali muajin e kaluar pasi Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave, i njohur si “Garante”, e ndaloi përkohësisht programin dhe nisi një hetim mbi shkeljen e dyshuar të rregullave të privatësisë nga aplikacioni i inteligjencës artificiale.

“Garante” i kishte dhënë një afat deri të dielën OpenAI për të adresuar shqetësimet e tij për lejimin që programi të fillonte të funksiononte përsëri në vend.

“Garante” akuzoi OpenAI për dështimin për të kontrolluar moshën e përdoruesve të ChatGPT që supozohet të jenë 13 vjeç e lart. OpenAI njoftoi se do të ofrojë një mjet për të verifikuar moshat e përdoruesve në Itali pas regjistrimit.

“Kompania njoftoi se do të ofrojë shikueshmëri më të madhe të politikës së saj të privatësisë dhe formularit të tërheqjes nga përmbajtja e përdoruesit. Po ashtu do të sigurojë një formë të re për përdoruesit e Bashkimit Europian për të ushtruar të drejtën e tyre për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave personale për të trajnuar modelet e saj”,- tha një zëdhënës i kompanisë. (Fatosi)