PMI-ja e Kinës arriti vlerën 49.2 në prill
2023-05-01 15:32:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas të dhënave të publikuara të dielën nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, në prill treguesi i menaxherëve të blerjes (PMI) për sektorin kinez të prodhimit ishte 49.2, nga 51.9 në mars.

PMI-ja e prillit u ndikua nga kërkesa e pamjaftueshme e tregut dhe një bazë e lartë në tremujorin e parë, u shpreh statisticieni i lartë i Zyrës Kombëtare të Statistikave Zhao Qinghe.

Me gjithë rënien, analistët vunë në dukje se nëntreguesit vazhdojnë të tregojnë shenja pozitive dhe vrulli i rritjes së ekonomisë kineze vazhdon. (Fani)