Foto nga VCG
Industria e shërbimeve të softuerit dhe teknologjisë së informacionit të Kinës raportoi rritje të qëndrueshme të të ardhurave dhe fitimeve në tremujorin e parë 2023, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.
Fitimet e sektorit u rritën me 15.1 për qind në baza vjetore në 266 miliardë juanë (rreth 38.42 miliardë dollarë amerikanë) në tremujorin e parë, ndërsa të ardhurat u rritën me 13.5 për qind nga një vit më parë në 2.44 trilionë juanë, sipas të dhënave.
Të ardhurat nga produktet softuerike u rritën me 12.1 për qind në baza vjetore në 605.8 miliardë juanë në këtë periudhë. Të ardhurat nga produktet softuerike industriale u rritën në 59.5 miliardë juanë, duke shënuar një rritje në baza vjetore prej 12.5 për qind, sipas të dhënave.
Të ardhurat nga “cloud computing” dhe shërbimet e të dhënave të mëdha u rritën me 16.6 për qind në baza vjetore, ndërsa të ardhurat nga shërbimet teknike të platformës së tregtisë elektronike u rritën me 4.8 për qind. (Fatosi)