Teknologjia hekurudhore kineze integrohet me standardet evropiane
2023-05-01 15:35:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

19 marsi i këtij viti shënoi 1-vjetorin e vënies në funksionim të pjesës Beograd – Novi-Sad të hekurudhës Hungari-Serbi. Më 6 prill filloi në Serbi edhe shtrirja e shinave për pjesën e fundit të hekurudhës Hungari-Serbi.

Megjithëse Serbia nuk është vend anëtar i Bashkimit Evropian, për vënien në funksionim të hekurudhës duhet të sigurohet certifikimi i teknologjisë autentike hekurudhore të BE-së. Në fakt, në ndërtimin e pjesës Beograd – Novi-Sad të hekurudhës Hungari-Serbi teknologjia e pajisjet hekurudhore kineze janë integruar me standardet teknologjike të hekurudhave evropiane dhe pajisjet e hekurudhave me shpejtësi të lartë kineze janë vlerësuar e pranuar nga BE-ja.

Duke folur për këtë, zv.inxhinieri i përgjithshëm i projektit të hekurudhës Hungari-Serbi Yang Guanling theksoi:

"Hekurudha Hungari-Serbi është projekti kryesor i bashkëpunimit ndërmjet Kinës e shumë vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe është projekti i parë hekurudhor i Kinës në Evropë. Kjo është hera e parë që teknologjia hekurudhore kineze integrohet me standardet evropiane dhe ka rëndësi shumë të madhe." (Fani)