
Foto nga VCG
Udhëtimet hekurudhore në Kinë arritën një rekord të lartë të shtunën, ditën e parë të festës pesëditore të Ditës së Majit, tregojnë të dhënat nga operatori kombëtar hekurudhor, njofton “Xinhua”.
Një total prej 12.064 trenash ishin në funksion të shtunën, duke trajtuar 19.66 milionë udhëtime pasagjerësh, njoftoi “China State Railway Group Co., Ltd.” (China Railway).
Sipas “China Railway”, të dielën u parashikua të ishin rreth 18 milionë udhëtime të pasagjerëve hekurudhorë dhe mbi 11 mijë trena në funksion.
Vendi ka raportuar kërkesë të fortë për udhëtime gjatë festës së 1 Majit, e para festë e gjatë pas festës shtatëditore të Festivalit të Pranverës, e cila ishte në fund të janarit.
Festa e Ditës së Majit të këtij viti zgjat nga 29 prilli deri më 3 maj. (Fatosi)
