Putin autorizon furnizimet me naftë për vendet mike
2023-05-01 11:38:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti rus Vladimir Putin ka autorizuar furnizimet me naftë dhe produkte nafte për vendet mike, sipas kontratave të nënshkruara përpara 1 shkurtit, sipas një dekreti të botuar në fundjavë, njofton “Xinhua”.

Dekreti, i cili hyri në fuqi që nga e premtja, ndryshoi një të mëparshëm të nënshkruar nga presidenti Putin në fund të vitit të kaluar, që ndalonte furnizimet e naftës dhe produkteve të naftës ruse për subjektet e huaja nëse kontratat e tyre përfshinin drejtpërdrejt ose tërthorazi një kufi çmimi të vendosur nga vendet perëndimore.

Në dhjetor 2022, Bashkimi Europian vendosi një kufi çmimi prej 60 dollarë amerikanë për fuçi për naftën bruto ruse të transportuar nga deti, vendim të cilit iu bashkuan vendet e G7-s dhe Australia. (Fatosi)