Ding Liren, kampioni i parë botëror i Kinës në shahun e meshkujve
2023-05-01 12:06:53

Foto nga VCG

Ding Liren i Kinës fitoi të dielën Kampionatin Botëror të Shahut të FIDE-s 2023 pasi mundi Ian Nepomniachtchi-n e Rusisë në hotelin “St Regis Astana” në Astana të Kazakistanit.

Ding Liren bëhet kështu kampioni i parë kinez i botës për meshkuj. Në vitin 1991, Xie Jun mundi Maia Chiburdanidze-n nga Gjeorgjia, duke u bërë shahistja e parë nga Kina që fiton titullin “kampione bote”. Ndërsa në vitin 1998, ekipi kinez i femrave fitoi Olimpiadën e Shahut për herë të parë. Në vitin 2014, ekipi kinez i meshkujve mori medaljen e artë të parë në një Olimpiadë Shahu.

Foto nga VCG

Ndeshja e së dielës midis Ding-ut dhe Nepomniachtchi-t doli barazim pas 14 lojërave klasike. Të dy më pas filluan katër lojëra të shpejta, tre të parat nga të cilat përfunduan barazim, përpara se Ding-u të mundte Nepomniachtchi-n në lojën e katërt, duke u shpallur kampion. (Çang Çuo)