Prodhimi i fermave të Kinës për tregtinë e jashtme u rrit me 11.5 për qind në tremujorin e parë
2023-05-01 11:41:01

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Importet dhe eksportet e produkteve bujqësore në Kinë u rritën 11.5 për qind në baza vjetore gjatë tremujorit të parë të këtij viti, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, tregtia e jashtme e prodhimeve bujqësore të Kinës ishte 83.38 miliardë dollarë amerikanë në tre muajt e parë të vitit 2023.

Importet e prodhimeve bujqësore të Kinës u rritën 13.2 për qind në baza vjetore në 59.88 miliardë dollarë gjatë periudhës, ndërsa eksportet e produkteve bujqësore arritën në 23.5 miliardë dollarë, 7.4 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit 2022.

Deficiti tregtar i vendit për prodhimet bujqësore u rrit 17.2 për qind në baza vjetore në 36.38 miliardë dollarë, sipas të dhënave. (Fatosi)