Diga e Tre Grykave ka pritur mbi 10 milionë turistë në pesë vitet e fundit
2023-05-01 11:17:50

Foto nga VCG

Vendpushimi i Digës së Tre Grykave në projektin më të madh hidroenergjetik në botë ka pritur mbi 10 milionë turistë gjatë pesë viteve të fundit, njoftoi “China Three Gorges Corporation”, citon “Xinhua”.

Në tremujorin e parë të vitit, resorti i Digës së Tre Grykave priti rreth 450.000 persona, një rritje prej 7.27 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe një rekord të lartë.

Diga e Tre Grykave është një vend kryesor turistik përgjatë lumit Yangtze dhe vendi më i madh i turizmit industrial në vend. Duke prodhuar energji elektrike që nga viti 2003, diga u hap për publikun në vitin 2005. (Fatosi)