FSHF-ja miraton investimet në drejtim të infrastrukturës futbollistike
2023-05-01 11:15:31

Foto nga ATSH

Komiteti i Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar investimet në drejtim të infrastrukturës futbollistike në disa qytete të vendit, njofton “ATSH”.

Anëtarët e komitetit miratuan investimin për sistemin e aksesit dhe biletarisë në stadiumin “Arena e Demave” të ekipit të Partizanit, një element i rëndësishëm për certifikimin ndërkombëtar të tij.

Një fushë e re do të ndërtohet në Roskovec dhe dy fusha të reja në qytetin e Laçit.

Investimi i fundit i miratuar ishte ai për rehabilitimin e ambienteve në Qendrën Sportive Kamëz dhe ndërtimi në të i një fushe të re stërvitore me bar artificial.

Fushat e reja që do të ndërtohen janë pjesë thelbësore e projektit të Federatës, “100 fushat”.

Brenda vitit 2025 synohet që inventarit të infrastrukturës në vend t’i shtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha. (Fatosi)