Kompanitë në bordin e inovacionit të teknologjisë shkencore në Kinë patën rritje të fuqishme në vitin 2022
2023-05-01 11:34:31

Foto nga VCG

Kompanitë e listuara në bordin e inovacionit të teknologjisë shkencore të Bursës së Shangait patën performancë të shkëlqyer si për sa i përket të ardhurave ashtu edhe fitimeve në vitin 2022, njofton “Xinhua”.

Të ardhurat e kombinuara operative të këtyre firmave të teknologjisë u rritën 29 për qind nga një vit më parë në 1.21 trilionë juanë (rreth 174.75 miliardë dollarë amerikanë), sipas Bursës.

Fitimet e tyre neto, që u atribuohen aksionerëve, arritën në 113.59 miliardë juanë, 6 për qind më shumë në baza vjetore.

Shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin të këtyre kompanive arritën në 128.47 miliardë juanë, duke u rritur me 28 për qind në baza vjetore.

Kompanitë e listuara në bordin kryesor të Bursës së Shangait patën 50.55 trilionë juanë të ardhura në vitin 2022, 6 për qind më shumë në baza vjetore. Fitimet e tyre neto u përmirësuan me 2 për qind për të arritur në 4.16 trilionë juanë. (Fatosi)