Rama: Synojmë rritjen e mëtejshme të pagës minimale dhe të ardhurat për frymë
2023-05-01 11:09:39

Kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka përsëritur synimin e qeverisë për rritjen vitet e ardhshme të pagës minimale dhe të ardhurave për frymë të popullatës, bën të ditur “ATSH”.

Gjatë një takimi me bizneset në Gjirokastër, në kuadër të fushatës elektrorale për zgjedhjet e 14 majit, Rama tha se aktualisht paga minimale ne vend është 40 mijë lekë dhe ambicia është të shkojë në 60 mijë lekë.

Kryeministri tha gjithashtu se qeveria synon të adresojë politika edhe për rritjen e të ardhurave për frymë.

“Ne i kemi dyfishur të ardhurat për frymë nga 3300 euro në 6400 euro dhe do t’i çojmë në 9 mijë euro. Të gjitha këto bëhen bashkë dhe rritja e pagave duhet konsideruar një prioritet kombëtar dhe një ambicie e përbashkët e qeverisë dhe biznesit”, deklaroi kryeministri Rama. (Fatosi)