Vendpushimet e skive kanë fituar popullaritet në rritje në Kinë
2023-05-01 11:22:49

Foto nga VCG

Pas Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, vendpushimet e skive kanë fituar popullaritet në rritje në Kinë. Më shumë njerëz po marrin pjesë në aktivitetet sportive dimërore, duke krijuar më shumë nevoja për ndërtimin e objekteve për ski dhe patinazh.

Falë terrenit të lartë malor, reshjeve të dendura të dëborës, cilësisë së shkëlqyer të borës dhe erërave të ulëta, disa vendpushime skish me standarde të larta janë ndërtuar në Altay vitet e fundit, shkuan “Xinhua”.

Të dhënat tregojnë se nga sezoni i dëborës 2016-2017 deri në sezonin e borës 2021-2022, numri i turistëve në Altay ishte rritur nga 1.94 milionë në 11.96 milionë.

Për t'u kujdesur për numrin në rritje të skiatorëve, autoritetet lokale kanë ndërtuar aeroporte pranë tre vendpushimeve kryesore të skive të malit Jiangjun, Koktokay dhe Jikepulin, si dhe kanë ndërtuar rrugë asfalti nga aeroportet në vendpushimet.

Sezoni i gjatë i dëborës e ka bërë gjithashtu këtë zonë një terren të përshtatshëm stërvitor për shumë ekipe profesionale të skive.

Më 8 prill, kampionati i parë kinez i alpinizmit në ski nisi në Koktokay. Mjedisi është shumë i ngjashëm me vendet e garave në Europë. Ka pak vendpushime të tilla të larta dëbore në Kinë dhe temperatura është relativisht e ngrohtë, gjë që është e favorshme për performancën e atletëve. Ngjarja profesionale e nivelit të lartë lejoi që më shumë njerëz të shohin kushtet dhe shërbimet e cilësisë së lartë të disponueshme në Koktokay. (Fatosi)