Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol zhvilloi një takim të nivelit të lartë me presidentin e SHBA-së Joe Biden në Uashington të mërkurën (26.04). Kjo ishte vizita e parë shtetërore nga një president i Republikës së Koresë në më shumë se një dekadë, e cila shënoi 70-vjetorin e Aleancës SHBA-ROK.
“Ajo që filloi si një partneritet sigurie është rritur dhe zgjeruar në një Aleancë vërtet globale që përkrah parimet demokratike, pasuron bashkëpunimin ekonomik dhe nxit përparimet teknologjike. Aleanca jonë është testuar shumë herë dhe në çdo rast ne jemi ngritur në këmbë dhe jemi përgjigjur ndaj kërcënimeve në ndryshim në Gadishullin Korean dhe në Indo-Paqësorin”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas takimit të dy liderëve në Uashington.
Koreja e Jugut dhe SHBA janë “partnerët kryesorë në arritjen e stabilitetit dhe ndërtimin e paqes në rajonin Indo-Paqësor” dhe kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat rajonale dhe globale, tha Yoon në konferencën për shtyp,
Bazë ushtarake amerikane në Kore të Jugut, Seul, 18 prill 2022(Foto:VCG)
“Presidenti Biden ripohoi se angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj ROK dhe popullit korean është i qëndrueshëm dhe i hekurt, dhe se çdo sulm bërthamor nga DPRK kundër ROK do të përballet me një përgjigje të shpejtë, dërrmuese dhe vendimtare”, thuhet në deklaratë.
“Deklarata e Uashingtonit”, e lëshuar pas bisedës së Yoon me presidentin amerikan Joe Biden, ka dy përmbajtje kryesore: krijimin e një Grupi të ri Konsultativ Bërthamor (NCG) dhe vizitën e ardhshme të një nëndetëse me raketa balistike bërthamore amerikane në Korenë e Jugut, për herë të parë në më shumë se 40 vjet. Thuhet se forcon "parandalimin e zgjeruar" kundër Koresë së Veriut.
Kujtojmë se në vitin 1991, SHBA-ja tërhoqi të gjitha armët e saj bërthamore nga Gadishulli Korean. Një vit më pas, Seuli dhe Pheniani nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke u zotuar se asnjëri nuk do të “testonte, prodhonte, prodhonte, merrte, zotëronte, ruante, vendoste ose përdorte armë bërthamore.
Ky rikthim i mundshëm i armëve bërthamore në Korenë e Jugut duke patur parsysh situatën gjeopolitike është një minim i sigurisë së vetë gadishullit Korean.
Aleanca SHBA- Kore e Jugut
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara krijuan një aleancë dypalëshe me Korenë e Jugut në vend që të krijonin një aleancë shumëpalëshe me Korenë e Jugut dhe vendet e tjera të Azisë Lindore.
Koreja e Jugut (zyrtarisht Republika e Koresë, ose ROK) është një nga strategjitë më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara dhe partnerët ekonomikë në Azi. Traktati, i nënshkruar në vitin 1953 në fund të Luftës së Koresë, angazhon Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë Korenë e Jugut të mbrojë vetë, veçanërisht nga Koreja e Veriut (zyrtarisht Republika Popullore Demokratike e Koresë, ose DPRK).
Sipas marrëveshjes, personeli ushtarak amerikan ka mbajtur një prani të vazhdueshme në gadishullin Korean
Përafërsisht 28,500 trupa amerikane janë të vendosura në ROK. Në vitin 2022, Koreja e Jugut ishte e Shteteve të Bashkuara partneri i shtatë më i madh tregtar (tregtia e mallrave dhe shërbimeve të kombinuara), dhe Shtetet e Bashkuara ishin të Koresë së Jugut partneri i dytë më i madh tregtar, pas Kinës.
Gjatë dekadës së fundit, interesi i kongresit për marrëdhëniet SHBA-Kore e Jugut shpesh është fokusuar në bashkëpunimin SHBA-ROK mbi Korenë e Veriut, politikat e IndoPaqësorit.
Që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022 në Ukrainë, në jug Koreja ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe ka ofruar mbi 200 milionë dollarë ndihmë humanitare në Ukrainë. Yoon gjithashtu u bashkua ne samitin e NATOS-s në Madrid të vitit 2022, i pari për një udhëheqës të ROK-ut. Në këtë samit aleatet e NATO-s e cilësuan Kinën si një kërcënim për sigurinë.
Banorët jugkoreanë protestojnë kundër pjesëmarrjes së presidentit në samitin e NATO-s, Seul, 29 qershor 2022(Foto:VCG)
Gjatë vitit të kaluar, Yoon ka thelluar marrëdhëniet midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, e cila kërkon në Korenë e Jugut një partner kundër konkurrencës ekonomike me Kinën dhe një aleat mes tensioneve mbi Tajvanin dhe pikerisht “Deklarata e Uashngtonit” e përshëndetur nga të dy qeveritë respektive duket si iniciativë e kësaj aleance kundër Kinës.
Por lind pyetja, a është në përputhje me interesat e Koresë kjo politikë e jashtme e tij?
Pakënaqësitë nga “Deklarata e Uashingtonit” fillojnë nga vetë Korea e Jugut
Ekzaltimi i Yoon-it ndaj SHBA-së ka shkaktuar tashmë pakënaqësi në publikun e Koresë së Jugut. Anëtarët e grupeve qytetare u mblodhën kundër samitit Kore e Jugut-SHBA jashtë zyrës presidenciale në Seul, ndërsa Yoon sapo kishte nisur udhëtimin e tij në Uashington. Por pavarësisht kundërshtimit të brendshëm kundër diplomacisë së tij poshtëruese, Yoon është i lumtur të veprojë si një kukull e SHBA-së pa e kuptuar këtë, thonë ekspertët.
Presidenti i Republikës së Koresë (ROK) Yoon Suk-yeol po praktikon një politikë të jashtme që nuk është në përputhje me interesat objektive kombëtare të vendit të tij.
Ndonëse për Yoon, kjo vizitë ishte tejet pozitive, në Seul, “Deklarata e Uashingtonit” është pritur me skepticizëm. Disa, veçanërisht nga partia në pushtet, janë të favorshme dhe sugjerojnë se marrëveshja do të lehtësojë ankthet rreth kërcënimit me të cilin përballet Jugu nga arsenali bërthamor gjithnjë e më i madh i Koresë së Veriut. Por ka pasur gjithashtu një vërshim kritikash se marrëveshja rezultoi në Seul të jepte më shumë sesa mori. Presidenti Biden premtoi këtë javë se çdo sulm bërthamor i Koresë së Veriut kundër SHBA-së ose aleatëve të saj "do të rezultojë në fundin e çfarëdo regjimi" që e nisi atë. Vërejtjet e Biden me qëllimin qe të pengonin Korenë e Veriut, në Seul nuk e panë shumë ngushëlluese premtimin për hakmarrjen bërthamore të SHBA-së.
Përpos shqetësimit për armët bërthamore të Koresë së Veriut, kjo “Deklarate e Uashingtonit” kishte si shënjestër Kinën.
Ndërsa disa mund të kishin supozuar se Yoon nuk kishte asnjë qëllim të përzihej në punët e brendshme të Kinës, ai hodhi poshtë ato spekulime në deklaratën e përbashkët me homologun e tij amerikan Joe Biden gjatë vizitës së tij në Uashington. Dënimi i dokumentit i "përpjekjeve të njëanshme për të ndryshuar status quo-në në Indo-Paqësor" dhe "rëndësia e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit" ishin të drejtuara qartë kundër Kinës.
Yoon kreu një sërë provokimesh anti-kineze gjatë një jave të vetme. Ai i përshkroi në mënyrë të rreme çështjet e brendshme të Kinës si një "çështje globale", nënshkroi një deklaratë të përbashkët me SHBA-në që përfshin një gjuhë të drejtuar qartë kundër Kinës, ra dakord të linte nëndetëset amerikane të armatosura bërthamore të ankorohen në portet e vendit të tij.
Si përgjigje, Drejtori i Çështjeve Aziatike në Ministrinë e Jashtme Kineze Liu Jinsong thirri një diplomat të lartë të Koresë së Jugut për t'i shpjeguar rëndësinë e respektimit të parimit të një Kine nga Seuli. Më vete, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning denoncoi marrëveshjen e ROK-së me SHBA-në për të lejuar ankorimin e nëndetëseve amerikane të armatosura me armë bërthamore në portet e saj, duke paralajmëruar se ajo "shpërfill sigurinë rajonale" dhe "krijon tension".
Banorët jugkoreanë protestojnë kundër premtimeve të presidentit gjatë vizitës në Uashington, Seul, 26 prill 2023(Foto:VCG)
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning iu përgjigj Deklaratës së Uashingtonit SHBA-Kore e Jugut dhe deklaratës së përbashkët të liderëve në një konferencë rutinë për shtyp të enjten duke thënë se "SHBA, për të realizuar interesat e veta gjeopolitike dhe duke shpërfillur sigurinë rajonale, këmbënguli të bënte përdorimi i çështjes së gadishullit për të krijuar tension”.
Veprimet e SHBA-së janë plot mentalitet të Luftës së Ftohtë, nxisin konfrontim blloku, minojnë sistemin e mospërhapjes bërthamore, dëmtojnë interesat strategjike të vendeve të tjera, përkeqësojnë tensionet në gadishull, minojnë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe bien ndesh me qëllimin të denuklearizimit të gadishullit. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë, tha Mao.
“Panorama e përgjithshme”
“Deklarata e Uashingtonit” vjen në një moment kyç ndërsa Kina është në qendër të te vëmendjes si një lider global në promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë.
Ndërmjetësimi i Kinës në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike Iran-Arabi Saudite, plani i Kinës me 12 pika për ndërmjetësimin e Paqes Ukrainë-Rusi, po ashtu angazhimi i Kinës saj në Lindjen e Mesme ka theksuar tensionet e vazhdueshme midis dy superfuqive të botës.
Nga vendimet e marra sipas “Deklarates se Uashingtonit”, SHBA-te duket se po perdorin kercenimin e armëve bërthamore nga Koreja e Veriut si një pretekst që i shërben strategjisë së përgjithshme të politikës së jashtme në Azi për të balancuar ndikimin në rritje të Kinës.
Është e papranushme kjo lojë e dyfishtë e SHBA-së kundrejt Kinës, ku nga njëra anë kërkon një angazhim te Kinës kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, por nga ana tjeter, tenton të minojë të gjitha përpjekjet e Kinës për të ndërmjetësuar paqen mes dy vendeve. Përveç vizitës së fundit të Presidentit të Koresë së Jugut në SHBA, ku deklarata e Uahsngtonit sikundër analizuam prodhoi shumë pakënaqësi në Azi, këtë minim të përpjekjeve kineze për paqe e pamë edhe me vizitën e kontestuar të Presidentes së Tajvanit Tsai Ing në SHBA gjatë muajit Mars.
Po ashtu paradoksalisht, me datën 26 prill, ndërsa Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky paten bisedën e parë telefonike që nga pushtimi rus i Ukrainës, ku Xi Jinping tha se Kina do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm të qeverisë kineze në Ukrainë dhe në vende të tjera për zgjidhjen politike të krizës ukrainase. Po në të njëjtën ditë në SHBA proklamohej “ Deklarata e Uashingtonit ”, kjo aleancë e paprecedentë me Korenë e Jugut që ndërhynë në politikën e brendshme kineze dhe që krijon tension gjeopolitik në të gjithë kontinetin aziatik.
Ndërsa ne po përballemi me një situatë të paprecedentë globale, me retoriken e rrezikshme të përdorimit të armëve bërthamore, kjo deklaratë e Uashingtonit me partnerin e saj në Azi, duket se na parashtron një konflikt të ri ushtarak.
Zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning(Foto:VCG)
Këtë e përforcon vetë ish-këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare John Bolton i cili pas marrëveshjes së re SHBA-Kore e Jugut tha në Taipei se “Tajvani do të luftojë, ndërsa SHBA dhe vendet aleate duhet të ndihmojnë me përgatitjet” duke provokuar kështu me një lufte të mundshme në horizontin aziatik.
Kina duhet të ndërgjegjësohet se Tajvani do të luftojë, ndërsa SHBA dhe vendet aleate duhet të ndihmojnë me përgatitjet, tha ish-këshilltari amerikan i sigurisë.
Nisur nga retorika e luftës e përdorur nga Bolton, rrezikohet të përsëritet skenari i konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës edhe në kontinentin aziatik.
Kjo alenacë e armëve bërthamore sot në shekullin XXI në vend të dialogut dhe bashkëpunimit në adresimin e sfidave globale nuk është një zgjidhje që garanton paqen, përkundrazi rrezikon ndarjen në blloqe dhe rivalitet e si rrjedhojë përplasje e luftë.
Ndaj sjellja e fuqisë bërthamore të SHBA-së në gadishull është një ogur i zi në rajon dhe do të përkeqësojë më tej sigurinë, duke krijuar cënuar jo vetëm stabilitetin e rajonit por dhe të mbarë botës.