foto/VCG
Besimi i konsumatorëve në Itali arriti nivelin më të lartë në më shumë se një vit në prill, raportoi entiteti kryesor statistikor i qeverisë (ISTAT).
Sipas ISTAT, indeksi i besimit të konsumatorit u rrit për të tretin muaj radhazi në prill, duke u ngjitur në 105.5, nga 105.1 një muaj më parë, përcjell “Xinhua”. Ky është niveli më i lartë që nga marsi 2022.
“Tendenca pozitive në indeks reflekton përmirësimin e vlerësimeve të situatës së përgjithshme dhe aktuale ekonomike”,- bëri të ditur ISTAT.
foto/VCG
foto/VCG
Megjithatë, përmirësimet në situatat ekonomike personale kanë qenë më pak të fuqishme. Besimi i biznesit gjithashtu u rrit në prill në 110.5, nga 110.1 më parë. Megjithëse të anketuarit vunë re një përmirësim në klimën aktuale ekonomike, pati gjithashtu një rënie të besimit për rrethanat e ardhshme ekonomike. Shifra aktuale e besimit të biznesit është në të njëjtin nivel me nivelin e regjistruar në korrik 2022. Ndër sektorët specifikë të ekonomisë, shërbimet e tregut u përmirësuan në muajin prill si pasojë e përmirësimit të sektorit të turizmit dhe sektori i ndërtimit shënoi gjithashtu rritje