Presidenti Xi përshëndet punëtorët në mbarë Kinën në prag të Ditës Ndërkombëtare të 1 Majit
2023-04-30 14:30:01

foto/VCG

foto/VCG

Presidenti i Kinës dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping, në emër të Komitetit Qendror të PKK-së, shprehu të dielën përshëndetjet festive dhe urimet më të mira për punëtorët e Kinës në prag të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

foto/VCG

foto/VCG

Xi u bëri thirrje njerëzve që punojnë të nxisin një etikë pune, respektin për punëtorët model dhe të promovojnë mjeshtëri cilësore. Kreu i shtetit kinez u bëri thirrje atyre të punojnë me zell dhe të angazhohen me guxim në inovacion për të bërë përparim solid në avancimin e modernizimit të stilit kinez, duke i inkurajuar të luajnë një rol udhëheqës në udhëtimin e ri drejt shndërrimit të Kinës në një vend më të fortë dhe për të realizuar përtëritjen kombëtare.

foto/VCG

foto/VCG

Xi u kërkoi komiteteve të partisë dhe qeverive në të gjitha nivelet që të mbrojnë të drejtat dhe interesat legjitime të punëtorëve, t'i ndihmojnë ata të zgjidhin problemet dhe vështirësitë e tyre dhe të promovojnë një atmosferë sociale në të cilën njerëzit e punës dhe punëtorët të trajtohen me nderim dhe respekt të madh. (Fang Xiaoyu/Laçi)