Farmacistët gjermanë paralajmërojnë mungesa në antibiotikë dhe ilaçe të tjera
2023-04-30 10:55:32

foto/VCG

foto/VCG

Farmacistët gjermanë kanë dhënë alarmin për pengesat e mëdha në furnizimin me ilaçe të caktuara dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve që të korrigjojnë problemet.

“Situata është katastrofike”,- tha Gabriele Regina Overëiening, presidente e Unionit Federal të Shoqatave Gjermane të Farmacistëve (ABDA), për gazetën gjermane “Bild”, citon “Xinhua”. Ajo tha se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t'u kujdesur për pacientët, në një vend që dikur ishte “farmacia e botës”.

Instituti Federal Gjerman për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (BfArM) publikoi këtë javë një deklaratë për shtyp mbi disponueshmërinë e kufizuar të antibiotikëve, duke pranuar se një rritje e konsiderueshme e konsumit të antibiotikëve në muajt e fundit ka çuar në pengesa në furnizim.

foto/VCG

foto/VCG

BfArM vendosi 12 lloje të barnave antibiotike në listën e mungesës, duke përfshirë lëngjet që përmbajnë antibiotikë për fëmijët.

“Antibiotikët janë ilaçe jetike, por situata e furnizimit është aktualisht katastrofike”,- vuri në dukje Hans-Peter Hubmann, kryetar i Shoqatës së Farmacistëve Gjermanë (DAV).

Ilaçe të tjera të rëndësishme, si ato për kancerin dhe ilaçet për uljen e presionit të gjakut janë gjithashtu në mungesë.

foto/VCG

foto/VCG

Deri më 27 prill, numri i barnave në mungesë ishte rritur në 477, krahasuar me rreth 300 në vjeshtën e vitit 2022, sipas një liste të përpiluar nga BfArM, e cila bazohet në raportet nga prodhuesit. (Irma)