Kina ul çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës
2023-04-30 11:14:05

foto/VCG

foto/VCG

Prej së shtunës, Kina nisi uljen e çmimit me pakicë të benzinës dhe naftës, bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare të karburanteve, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Çmimet e benzinës dhe të naftës u ulën përkatësisht me 160 juanë (rreth 23,11 dollarë amerikanë) për ton dhe 155 juanë për ton.

foto/VCG

foto/VCG

Sipas mekanizmit aktual të çmimeve, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen pas ndryshimeve në çmimet ndërkombëtare të naftës bruto.

foto/VCG

foto/VCG

Komisioni bëri të ditur se tre kompanitë më të mëdha të naftës në Kinë, përkatësisht “China National Petroleum Corporation”, “China Petrochemical Corporation” dhe “China National Offshore Oil Corporation”, si dhe rafineritë e naftës, janë orientuar për të ruajtur prodhimin e naftës dhe për të lehtësuar transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme. (Irma)