Transporti i pasagjerëve dhe mallrave në Kinë pati rritje të qëndrueshme në tremujorin e parë
2023-04-30 11:06:41

foto/VCG

foto/VCG

Transporti i pasagjerëve dhe mallrave në Kinë shënoi rritje të qëndrueshme në tremujorin e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Transportit.

“Udhëtimet publike u rikuperuan ndjeshëm nga janari deri në mars, me trafikun urban të pasagjerëve që arriti në 20.9 miliardë njerëz”,- deklaroi zëdhënësja e ministrisë Su Jie, citon “Xinhua”.

Sipas saj, ka gjithnjë e më shumë makina në rrugë dhe fluksi i njerëzve është rritur ndjeshëm.

foto/VCG

foto/VCG

Vëllimi i mallrave arriti në 11.87 miliardë tonë gjatë periudhës, me një rritje prej 5 për qind nga viti në vit. Shfrytëzimi i ngarkesave të porteve u rrit 6.2 për qind nga një vit më parë në 3.85 miliardë tonë, tha Su.

foto/VCG

foto/VCG

Investimet e aktiveve fikse në sektorin e transportit u rritën me 13.3 për qind nga viti në vit në 720.5 miliardë juanë (rreth 104.11 miliardë dollarë amerikanë) në tremujorin e parë. (Irma)