Tregtia ndërkombëtare e Kinës në mallra dhe shërbime arriti në 3.94 trilionë juanë në mars
2023-04-30 11:17:52

foto/VCG

foto/VCG

Tregtia ndërkombëtare e Kinës në mallra dhe shërbime arriti në rreth 3.94 trilionë juanë, ose 570.5 miliardë dollarë amerikanë në mars 2023, me 2 për qind rritje në baza vjetore, tregojnë të dhënat zyrtare nga Administrata Shtetërore e Këmbimit të Valutave, citon “Xinhua”.

foto/VCG

foto/VCG

Sipas të dhënave, eksportet e mallrave arritën në rreth 1.85 trilionë juanë dhe importet ishin 1.51 trilionë juanë, duke rezultuar në një tepricë prej 344.1 miliardë juanë.

Eksportet e shërbimeve arritën në 226.4 miliardë juanë muajin e kaluar dhe importet e shërbimeve arritën në 346.1 miliardë juanë, duke rezultuar në një deficit tregtar prej 119.7 miliardë juanë.

foto/VCG

foto/VCG

Transporti ishte kontribuesi më i madh në tregtinë e shërbimeve, me një vëllim tregtar prej 153.5 miliardë juanë, zbuluan të dhënat. (Irma)