foto/Instagram
Këngëtarja Elvana Gjata ka ndarë për publikun në rrjetet e saj sociale një lajm të rëndësishëm ku dukej tejet entuziaste. Ajo ka lajmëruar se do të zhvillojë një koncert madhështor në stadiumin Air Albania. 22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë, por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Artistja krahas videos që postoi në rrjetin e saj social Instagram shkroi:
“Kam pritur shumë për ta ndarë këtë lajm me ju dhe më në fund mundem. Data 22.06 do të jetë një natë shumë e veçantë për mua, e shpresoj edhe për ju. Do të jetë një super show, një super atmosferë e me super miq. 22 Qershor në Air Albania Stadium, shumë muzikë në 2 dekada për të kënduar bashkë deri në kupë të qiellit”, ka njoftuar Elvana Gjata.