Ministrja Kumbaro: “Vjosa N’Fest”, promovim i turizmit natyror dhe kulturor
2023-04-30 10:52:46

foto/Atsh

foto/Atsh

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se aktiviteti “Vjosa N’Fest” mirëpret qytetarët për ta festuar e shijuar lumin Vjosa për herë të parë si Park Kombëtar.

Sipas saj, ky event ofron plot surpriza. Ai synon të promovojë nismat e turizmit natyror dhe kulturor nëpërmjet aventurës, artizanatit dhe kulinarisë, si një strategji për ruajtjen e biodiversitetit përgjatë luginës së Vjosës, por edhe për zhvillimin e mëtejshëm të zonës, shkruan “ATSH”.

Festivali treditor, me aktivitete maratonë në disa zona të qytetit të Përmetit, i paraprin çeljes së sezonit turistik më 1 maj.

Shpallja e lumit Vjosa “Park Kombëtar” e ka bërë prioritet mbrojtjen e mjedisit. Për rrjedhojë, turizmi është kthyer në një synim unifikues, me potencialin për të pozicionuar zonën si një destinacion turistik konkurrues, me vlerë në tregun kombëtar, rajonal dhe global. (Irma)