Ministria e Sigurisë publike nis fushatën për kapjen e të arratisurve të krimeve financiare
2023-04-30 10:40:09

foto/VCG

foto/VCG

Ministria e Sigurisë Publike startoi “Fox Hunt 2023”, një operacion special që synon personat e dyshuar për kryerjen e krimeve financiare që janë në arrati jashtë vendit, njoftoi ministria në një deklaratë shtypi, cituar nga “China Daily”.

Operacioni është pjesë e “Sky Net 2023”, një fushatë e nisur nga grupi qendror i koordinimit kundër korrupsionit për të synuar të arratisurit që ikën jashtë shtetit.

Organet e sigurisë publike do të intensifikojnë përpjekjet për t'u fokusuar në rastet kryesore dhe për të përmirësuar në mënyrë efektive cilësinë dhe efikasitetin e punës së kapjes së të arratisurve dhe rikuperimit të aseteve. Ata gjithashtu do të thellojnë bashkëpunimin për zbatimin e ligjit dhe do të ndihmojnë departamentet e inspektimit të disiplinës dhe mbikëqyrjes për të çuar përpara punën.

Organet e sigurisë publike do të lehtësojnë më mirë fushatën kundër korrupsionit dhe do të mbrojnë me zell sigurinë kombëtare dhe stabilitetin social, bëri të ditur ministria.

Vitin e kaluar, më shumë se 700 persona të dyshuar për kryerjen e krimeve të ndryshme financiare u kthyen nga jashtë në kuadër të operacionit “Fox Hunt 2022”. (Irma)