Konsumi i energjisë në Kinë ruajti rimëkëmbjen në tremujorin e parë
2023-04-30 10:58:41

foto/VCG

foto/VCG

Konsumi i energjisë i Kinës vazhdoi rritjen në tremujorin e parë të vitit, i nxitur nga kërkesa në rritje e vendit për energji industriale, deklaroi në një konferencë shtypi Dong Wancheng, zyrtar i Administratës Kombëtare të Energjisë, citon “Xinhua”.

Sipas tij, konsumi total i energjisë elektrike u rrit 3.6 për qind në baza vjetore në tre muajt e parë të vitit.

foto/VCG

foto/VCG

Dong tha se konsumi i energjisë elektrike për përdorim industrial u rrit me 4.4 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022, duke kontribuar me 78 për qind të rritjes së përgjithshme të konsumit të energjisë elektrike.

Konsumi i qymyrit regjistroi një rritje të qëndrueshme të nxitur nga kërkesa në rritje për energji industriale në tremujorin e parë, ndërsa konsumi i gazit natyror dhe naftës së rafinuar gjithashtu kishte raportuar një rritje që nga shkurti, sipas Dong.

foto/VCG

foto/VCG

Ai theksoi se për të përmbushur më tej kërkesën e brendshme për energji, Kina rriti importet e burimeve të energjisë, ndërsa importet e qymyrit u rritën me 96.1 për qind në baza vjetore në tremujorin e parë të vitit. (Irma)