Ekonomia kineze tregon potencial për qëndrueshmëri të vazhdueshme
2023-04-30 14:11:43

foto/VCG

foto/VCG

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping kryesoi të premten një mbledhje të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së për të analizuar situatën e tanishme ekonomike dhe punën lidhur me këtë sektor. Në mbledhje u vu në dukje se, që nga fillimi i vitit, ekonomia dhe shoqëria kineze kanë rifilluar plotësisht funksionimin normal.

Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) ka theksuar se “presionet e trefishta”, (tkurrja e kërkesës, ndërprerja e ofertës dhe dobësimi i parashikimeve), me të cilat u përball ekonomia kineze, janë lehtësuar. Në takim u tha se rritja ekonomike ka qenë “më e mirë nga sa pritej”, duke përsëritur se në një afat të shkurtër, “rritja endogjene ekonomike e Kinës nuk është e fortë dhe kërkesa ende e pamjaftueshme”. Në terma afatmesëm dhe afatgjatë, “transformimi dhe përmirësimi ekonomik po përballen me erëra të reja dhe shumë vështirësi e sfida ende duhet të kapërcehen për të promovuar një zhvillim cilësor”.

foto/VCG

foto/VCG

Për sa i përket “përshpejtimit të ndërtimit të një sistemi industrial modern të mbështetur nga ekonomia reale”, është koha që të përmendet zhvillimi i automjeteve me energji të re dhe inteligjenca artificiale e përgjithshme. Byroja Politike theksoi në mbledhje se “ripërtëritja dhe zgjerimi i kërkesës është çelësi i rimëkëmbjes së qëndrueshme të ekonomisë aktuale”, ritheksoi se “politika fiskale proaktive duhet të jetë më efektive, politika monetare e kujdesshme duhet të jetë e saktë dhe e fuqishme për të sjellë rezultat dhe zgjeruar kërkesën e brendshme”, dhe dha udhëzime specifike për politika si: “rritja e të ardhurave të banorëve urbanë dhe ruralë përmes kanaleve të shumta; përmirësimi i mjedisit të konsumit; promovimi i konsumit të turizmit kulturor dhe shërbimeve të tjera. Qeveria kineze do të udhëheqë investimet publike dhe promovojë politika për t’i dhënë shtysë në mënyrë efektive investimeve private".

Për sa i përket reformës, hapjes dhe zhvillimit të ekonomisë kineze, mbledhja apeloi sërish për respektimin e palëkundur të “dy parimeve”, që të gjitha llojet e ndërmarrjeve duhet të funksionojnë në përputhje me ligjin dhe thellim gjithëpërfshirës i reformës dhe zgjerim i nivelit të lartë përmes hapjes së pandërprerë.

Vlen të theksohet se lidhur me parandalimin dhe zbutjen në mënyrë efektive të rreziqeve në fushat kyçe, mbledhja përsëriti qëndrimin e qeverisë se: “strehimi është për të jetuar dhe jo për spekulime”; “zbatimi i politikave të posaçme të qytetit për të promovuar zhvillim të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm, duke miratuar politika specifike të qytetit për të siguruar kërkesën joelastike dhe të përmirësuar për banesa”; “sigurimi i ofrimit të banesave, jetesës dhe stabilitetit të njerëzve”; “promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të tregut të pasurive të paluajtshme dhe krijimit të një modeli të ri zhvillimi për këtë industri” dhe “forcimi i menaxhimit të borxhit të qeverisjes vendore dhe kontrolli rigoroz i huave të reja të fshehura”.

foto/VCG

foto/VCG

Mesazhet dhe propozimet e reja kryesore përfshijnë kërkesën për të "koordinuar reformën e bankave të vogla dhe të mesme, të sigurimeve dhe institucioneve të besimit për të përmirësuar mbulimin e sigurimeve"; "të promovojë në mënyrë aktive dhe të qëndrueshme transformimin e fshatrave urbanë dhe ndërtimin e infrastrukturës publike, si për përdorim urgjent ashtu edhe social në megaqytete"; "planifikimi i ndërtimit të banesave të subvencionuara nga qeveria", duke theksuar edhe rëndësinë e vazhdimit të punës për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19".

Në përgjithësi, mbledhja theksoi ndryshimet pozitive në makroekonominë e përballur me sfida afatshkurtra në drejtim të forcave të brendshme dhe kërkesës efektive të konsumatorit, si dhe u parashtruan drejtime afatgjata të politikave për transformimin ekonomik, përmirësimin dhe nxitjen e zhvillimit cilësor.

Sa i përket politikave specifike: politikat fiskale dhe monetare nuk kanë ndryshuar. Konkluzionet e mbledhjes u fokusuan më shumë në motorët e dyfishtë të nxitjes së konsumit dhe stabilizimit të investimeve për të garantuar stimulimin dhe zgjerimin efektiv të kërkesës.

foto/VCG

foto/VCG

Lidhur me konsumin, fokusi ishte në respektimin e parimit se "konsumi është funksion i nivelit të të ardhurave". Prandaj theksi duhet vënë te rritja rrënjësore e të ardhurave të njerëzve, përmirësimi i mjedisit të konsumit përmes kanaleve të ndryshme dhe nxitja e konsumit për industri të caktuara specifike.

Duke përmendur investimet, në mbledhje u theksua se ekziston nevoja për të rikthyer rënien e vazhdueshme të rritjes së investimeve private dhe proporcionit të investimeve private ndaj totalit të investimeve, përmes investimeve qeveritare dhe stimujve të politikave.

Kjo është në përputhje me “dy parimet e palëkundura” të qeverisë kineze, të cilat kanë të bëjnë me konsolidimin dhe zhvillimin e sektorit publik dhe me inkurajimin, mbështetjen dhe drejtimin e zhvillimit të sektorit jopublik. Kjo do të vazhdojë të rrisë besimin e subjekteve të biznesit për të trajtuar më mirë kërkesën e përgjithshme të pamjaftueshme dhe besimin e dobët të mikro-entiteteve si dhe për të kryer më shumë përpjekje korresponduese të politikave nga ana e kërkesës.  (Fang Xiaoyu/Laçi)