Çështja e Tajvanit nuk është një mjet pazaresh për Korenë e Jugut dhe ShBA-në
2023-04-30 14:18:07

foto/CMG

foto/CMG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh se çështja e Tajvanit është thjesht çështje e brendshme e Kinës dhe thelbi i interesave thelbësore të saj. Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është punë e vetë popullit kinez dhe askush tjetër nuk duhet ta komentojë atë.

Në një intervistë së fundmi, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Seok-Youl pretendoi në mënyrë të rreme se “çështja e Tajvanit është një çështje globale” dhe madje e krahasoi këtë çështje me atë të Gadishullit Korean. Kjo është një shkelje serioze e parimit të “një Kine” dhe gjithashtu devijon nga qëndrimi konsistent i qeverisë së Koresë së Jugut gjatë 30 viteve të fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Koresë së Jugut.

Çështja e Tajvanit është thjesht çështje e brendshme e Kinës. Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë dy vende sovrane. Natyra e ështjes Kore Veriore dhe Kore e Jugut është krejtësisht e ndryshme nga ajo e çështjes së Tajvanit dhe nuk janë të krahasueshme për sa i përket jurisprudencës. Analistët ndërkombëtarë besojnë se Yoon Seok-Youl, pavarësisht nga dëmi i madh që i ka shkaktuar ekonomisë koreane nga proteksionizmi tregtar amerikan, po përpiqet të kënaqë ShBA-në për çështjen e Tajvanit dhe të mbështesë forcat e pavarësisë së Tajvanit. Një lëvizje e tillë që dëmton interesat thelbësore të Kinës do të ketë pasoja të rënda politike. (Fang Xiaoyu/Laçi)