Punëtorët migrues në Kinë patën të ardhura më të larta në vitin 2022
2023-04-30 11:09:17

foto/VCG

foto/VCG

Punëtorët migrues nga zonat rurale të Kinës patën të ardhura më të larta dhe kushte më të mira jetese në vitin 2022, bëhet e ditur në një raport të publikuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

foto/VCG

foto/VCG

Sipas të dhënave, në vitin 2022, punëtorët migrues fituan mesatarisht 4615 juanë (rreth 666,52 dollarë amerikanë) në muaj, një rritje me 4.1 për qind në baza vjetore, citon “Xinhua”.

Në raport thuhet se vitin e kaluar hapësira e jetesës për frymë në qytete u rrit me 0.9 metra katrorë në 22.6 metra katror.

foto/VCG

foto/VCG

Raporti tregoi gjithashtu se popullsia e punëtorëve migrues në Kinës kishte arritur në 295.62 milionë vitin e kaluar, një rritje prej 3.11 milionë krahasuar me një vit më parë. (Irma)