Kina pritet të lançojë deri në 3 satelitë “backup” BeiDou në vitin 2023
2023-04-29 16:03:11

foto/VCG

foto/VCG

Kina planifikon të dërgojë në hapësirë këtë vit një deri në tre satelitë “backup” të rrjetit për Sistemin Satelitor të Navigimit BeiDou (BDS), për të përmirësuar stabilitetin dhe përdorshmërinë e konstelacionit, u bë e ditur në Konferencën e 13-të të Navigimit Satelitor të Kinës, cituar nga “Xinhua”.

Si një projekt kombëtar i madh i teknologjisë shkencore, BDS është një sistem satelitor i navigimit global, i ndërtuar dhe operuar në mënyrë të pavarur nga Kina. Aktualisht, ajo ka 45 satelitë në orbitë, duke përfshirë 15 për BDS-2 dhe 30 për BDS-3.

Të gjithë satelitët janë të lidhur në rrjet dhe funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme. Shërbimet e sistemit si komunikimi global dhe rajonal i mesazheve të shkurtra, kërkimi dhe shpëtimi ndërkombëtar, pozicionimi i saktë i një pike dhe përmirësimi në hapësirë dhe në tokë, të gjitha plotësojnë kërkesat e synuara.

foto/VCG

foto/VCG

BDS u inicua në vitin 1994. Ndërtimi i BDS-1 dhe BDS-2 përfundoi përkatësisht në 2000 dhe 2012. Kur BDS-3 u kompletua dhe u vu në shërbim më 31 korrik 2020, Kina u bë vendi i tretë globalisht që kishte një sistem satelitor të pavarur të navigimit global.

Kina do të përshpejtojë integrimin e BDS me teknologjitë në zhvillim si 5G, inteligjenca artificiale dhe të dhënat e mëdha. Vendi synon të ndërtojë një sistem kombëtar hapësinor dhe kohor më të kudondodhur, më të integruar dhe inteligjent deri në vitin 2035.

foto/VCG

foto/VCG

Konferenca treditore, e mbajtur në Pekin, mblodhi mbi 4000 ekspertë dhe studiues nga brenda dhe jashtë vendit në fushën e navigimit satelitor. (Irma)