MPJ: Shpresojmë që vendet përkatëse do të bëjnë më shumë gjëra të favorshme për paqen dhe zhvillimin botëror
2023-04-29 15:55:24

foto/VCG

foto/VCG

Sipas raportimeve, presidenti jugkorean Yoon Seok-Youl tha një fjalim në Kongresin e ShBA-së se shekullin e kaluar, ShBA-të janë përballur me sfida që kërcënojë lirinë dhe kanë marrë drejtimin në mbrojtjen e lirisë. Në Betejën e rezervuarit Chosin, Divizioni i Parë i Trupave Detare të ShBA-së depërtoi në taktikat detare prej 120 mijë personash të Ushtrisë të Partisë së Komuniste të Kinës dhe arriti rezultate të mrekullueshme. 

Në konferëncën për shtyp të mbajtur të premten, zëdhënësja Mao Ning vuri në dukje se fitorja e madhe e Luftës për t’i rezistuar agresionit të ShBA-së dhe për të ndihmuar Korenë ka një rëndësi të madhe dhe të gjerë për Kinën dhe botën. Pala kineze shpreson që vendet përkatëse do të bëjnë më shumë gjëra që janë të favorshme për paqen dhe zhvillimin botëror dhe nuk do përsërisin të njëjtat gabime. 

Zëdhënësja Mao Ning tha se “kam vënë re përmbajtjen përkatëse të fjalimit të mbajtur nga udhëheqësi i Koresë së Jugut. Dua të theksoj se fitorja e madhe e Luftës për t’i rezistuar agresionit të ShBA-së dhe për të ndihmuar Korenë ka një rëndësi të madhe dhe të gjerë për Kinën dhe botën, duke i treguar të gjithëve me fakte se çdo vend ose ushtri, nëse qëndron në anën e kundërt të prirjes së zhvillimit historik, ngacmon të dobëtit, shkon kundër prirjes, zgjerohet dhe pushton, me siguri do të goditet dhe do thyhet. Pala kineze shpreson që vendet përkatëse do të mund të bëjnë më shumë gjëra që janë të favorshme për paqen dhe zhvillimin të botës dhe nuk përsërisin të njëjtat gabime.”

Sipas të dhënave të historisë të luftës kineze, në Betejën e rezervuarit Chosin u zhdukën 36 mijë armiq, duke përfshirë 24 mijë trupa amerikane dhe një regjiment të tërë nga kjo ushtri. Në luftë vdiq edhe komandanti i Ushtrisë së Tetë të ShBA-së Walton Walker. Sekretari i atëhershëm i Shtetit Dean Acheson quajti atë si “humbja më e gjatë në historinë amerikane”.  (Fang Xiaoyu/Laçi)