
foto/VCG
Kryeministri japonez Fumio Kishida vendosi një objektiv që gratë të përbëjnë të paktën 30 për qind të pozicioneve ekzekutive në kompanitë kryesore të listuara në Japoni deri në vitin 2030.
“Është thelbësore të nxitet inovacioni duke promovuar gratë që të luajnë një rol më aktiv”,- tha Kishida në mbledhjen e Këshillit qeveritar për Barazinë Gjinore, citon “Xinhua”.
Në një përpjekje për të përshpejtuar promovimin e rolit të grave në sektorin e biznesit, Kishida tha se gratë duhet të plotësojnë të paktën 30 për qind të posteve ekzekutive deri në vitin 2030 në kompanitë e listuara në seksionin “Prime” të Bursës së Tokios deri në vitin 2030.

foto/VCG
Kryeministri bëri thirrje gjithashtu për masa për promovimin e stileve fleksibël të punës dhe zhvillimin e grave eksperte në sferën digjitale, në një përpjekje për të reduktuar numrin e grave që pushojnë së punuari në pozicione të rregullta pas lindjes.

foto/VCG
Diskutimet në mbledhjen e këshillit do të reflektohen në një politikë prioritare për pjesëmarrjen aktive të grave në shoqëri dhe barazinë gjinore që qeveria ka planifikuar të miratojë në qershor. (Irma)
