Projekti i ri energjetik i Kinës në zonën e shkretëtirës bëhet funksional
2023-04-29 16:10:51

foto/VCG

foto/VCG

Faza e parë e një projekti të energjisë së rinovueshme në shkretëtirën Tengger në Rajonin Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore u lidh me rrjetin dhe filloi të prodhojë energji, njoftoi “China Energy Investment Corporation” (China Energy), operatori i projektit, citon “Xinhua”.

Faza e parë e projektit funksionon thjesht me energji fotovoltaike me një kapacitet të instaluar prej 1 milion kilovat.

Sipas kompanisë, pritet të gjenerohen 1.8 miliardë kilovat-orë energji diellore çdo vit, duke plotësuar kërkesën e 1.5 milionë familjeve.

foto/VCG

foto/VCG

Ky është i pari nga projektet e planifikuara të Kinës për energjinë diellore dhe të erës që do të ndërtohet në shkretëtirën Gobi, si dhe në shkretëtirë ose zona të tjera të thata në vend.

Sipas “China Energy”, projekti ishte krijuar për të funksionuar me energji të erës dhe fotovoltaike. Ai ka një kapacitet total të instaluar prej 13 milionë kilovatësh dhe një investim prej mbi 85 miliardë juanë (rreth 12.28 miliardë dollarë amerikanë).

foto/VCG

foto/VCG

Kina planifikon ta çojë kapacitetin e saj të kombinuar të energjisë së erës dhe diellit në 1.2 miliardë kilovat deri në vitin 2030, me energjinë e gjeneruar në bazat e mëdha të energjisë së erës dhe fotovoltaike në shkretëtirën Gobi, si dhe zona të tjera të shkretëtirës ose të thata në vend që arrijnë në 455 milionë kilovat. (Irma)