Inteligjenca artificiale rrit produktivitetin e punonjësve të shërbimit ndaj klientit
2023-04-29 16:19:51

foto/VCG

foto/VCG

Mjetet e inteligjencës artificiale ndihmuan punonjësit e shërbimit ndaj klientit të rrisin produktivitetin me 14 për qind, sipas një studimi të ri nga universitetet Stanford dhe MIT, në SHBA.

foto/VCG

foto/VCG

Studiuesit ndoqën më shumë se 5000 agjentë të mbështetjes së klientit në një kompani “Fortune 500”. Gjatë një viti, agjentët që përdorën mjetet e inteligjencës artificiale për të krijuar skriptet e bisedave përmirësonin numrin e problemeve që zgjidhnin në orë me një mesatare prej 14 për qind, shkruan “China Daily”.

Punëtorët fillestarë dhe me aftësi të ulëta e kryenin punën 35 për qind më shpejt, thuhet në studim.

foto/VCG

foto/VCG

Agjentët e shërbimit ndaj klientit me dy muaj përvojë që përdorën inteligjencën artificiale performuan po aq mirë ose më mirë se agjentët me më shumë se gjashtë muaj përvojë pa përdorur këtë teknologji. (Irma)