Promovimi i zhvillimit cilësor përballon vështirësi dhe sfida
2023-04-29 16:40:54

foto/VCG

foto/VCG

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping kryesoi të premten një mbledhje të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së për të analizuar situatën e tanishme ekonomike dhe punën lidhur me këtë sektor.

Në mbledhje u vu në dukje se, që nga fillimi i vitit, ekonomia dhe shoqëria kineze kanë rifilluar plotësisht funksionimin normal.

Me planifikimin dhe ndërthurjen e makropolitikave, "trysnia e trefishtë" e tkurrjes së kërkesës, goditjes së ofertës dhe dobësimit të parashikimeve është lehtësuar, ndërkohë që rritja ekonomike ka qenë më e mirë nga parashikimi, kërkesa e tregut është rimëkëmbur gradualisht, zhvillimi ekonomik ka treguar hov në rritje dhe funksionimi ekonomik ka pasur një nisje të mbarë, u theksua në këtë mbledhje.

foto/VCG

foto/VCG

Mbledhja theksoi se për të përshpejtuar ndërtimin e një sistemi industrial modern të mbështetur nga ekonomia reale, jo vetëm që duhet të shkohet kundër trendit dhe të përshpejtohen zbulimet në fushat e dobëta, por edhe të përfitohet nga tendenca për t‘u bërë më të mëdhenj dhe më të fortë në fushat e avantazhuara. Është e nevojshme të konsolidohen themelet e vetëbesimit dhe të vetëpërmirësimit në shkencë dhe teknologji, si dhe të kultivohet dhe rritet energjia e re kinetike. Është e nevojshme të konsolidohen dhe zgjerohen avantazhet e zhvillimit të automjeteve me energji të re dhe të përshpejtohet ndërtimi i shtyllave të karikimit, ruajtjes së energjisë dhe objekteve të tjera si dhe transformimi i rrjeteve mbështetëse të energjisë. Duhet t'i kushtojmë rëndësi zhvillimit të inteligjencës artificiale të përgjithshme, të krijojmë një ekologji inovative dhe t'i kushtojmë vëmendje parandalimit të rreziqeve.

Në mbledhje u theksua se rivendosja dhe zgjerimi i kërkesës është çelësi i rimëkëmbjes aktuale ekonomike. Një politikë fiskale proaktive duhet të forcohet për të përmirësuar efikasitetin dhe një politikë monetare e kujdesshme duhet të jetë e saktë dhe e fuqishme për të formuar një forcë të përbashkët për të zgjeruar kërkesën. Është e nevojshme të rriten të ardhurat e banorëve urbanë dhe ruralë përmes kanaleve të shumta, të përmirësohet mjedisi i konsumit dhe të promovohet konsumi i shërbimeve si turizmi kulturor. Është e nevojshme t'i jepet një hapësirë e gjërë rolit drejtues të investimeve dhe politikave qeveritare, si dhe të stimulohen në mënyrë efektive investimet private.

Në mbledhje u theksua se është i nevojshëm parandalimi dhe zgjidhja efektive e rreziqeve në fushat kyçe, si dhe koordinimi i reformës së bankave të vogla dhe të mesme, institucioneve të sigurimeve dhe besimit për reduktimin e rreziqeve.

foto/VCG

foto/VCG

Përsa i përket punësimit, mbledhja theksoi se është e nevojshme të mbrohet dhe përmirësohet në mënyrë efektive jetesa e njerëzve, të forcohet orientimi me prioritet punësimin, të zgjerohen kanalet e punësimit për të diplomuarit dhe të stabilizohet punësimi i grupeve kyçe, si punëtorët migrantë.