Kina rinovon alarmin blu për stuhi shiu
2023-04-29 15:19:48

foto/VCG

foto/VCG

Autoriteti meteorologjik i Kinës rinovoi të premten një alarm blu për stuhi shiu në disa pjesë të rajoneve qendrore dhe jugore të vendit.

Qendra Kombëtare Meteorologjike njoftoi se deri pasditen e të shtunës priten reshje të dendura shiu ose stuhi shiu në disa pjesë të Guangxi, Guangdong, Hunan, Jiangxi dhe Fujian, dhe rrebeshe shiu deri në 120 mm reshje në disa pjesë të Guangxi, raporton “Xinhua”.

foto/VCG

foto/VCG

Në disa rajone do të ketë edhe reshje të dendura afatshkurtra, me mbi 60 mm reshje në orë, të shoqëruara me stuhi dhe breshër.

Qendra këshilloi qeveritë vendore që të bëjnë përgatitjet e duhura. Shkollave dhe kopshteve u është kërkuar të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e fëmijëve, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar të kenë kujdes për rrugët e përmbytura dhe bllokimin e trafikut.

foto/VCG

foto/VCG

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)