Pekini: Shpresojmë që Koreja e Jugut t'i përmbahet parimit të “një Kine”
2023-04-29 15:29:12

foto/VCG

foto/VCG

Kohët e fundit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve “Reuters”, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Seok-Youl, tha për çështjen e ngushticës së Tajvanit se, “ne së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, kundërshtojmë me vendosmëri ndryshimin me forcë të gjendjes aktuale”.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin deklaroi në një konferencë të rregullt për shtyp të mbajtur më 20 prill, se ekziston vetëm një Kinë në botë dhe Tajvani është pjesa e patjetërsueshme e territorit kinez. Çështja e Tajvanit është thjesht çështje e brendshme e Kinës dhe thelbi i interesave thelbësore të Kinës. Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është punë e vetë popullit kinez, e cila nuk duhet të diskutohet nga të tjerët.

foto/VCG

foto/VCG

“Vitet e fundit, shkaku kryesor i situatës së tensionuar në ngushticën e Tajvanit janë elementët e ‘pavarësisë së Tajvanit’ në ishull, të angazhuar në aktivitete separatiste me pajtimin dhe mbështetjen e forcave të huaja. Akti i ‘pavarësisë së Tajvanit’ është i papajtueshëm me paqen dhe stabilitetin. Për të ruajtur paqen dhe qetësinë në ngushticën e Tajvanit dhe në rajon, ne duhet të kundërshtojmë qartë ‘pavarësinë e Tajvanit’ dhe ndërhyrjen e jashtme. Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut janë shtete sovrane që janë anëtarësuar në OKB. Është një fakt i njohur se natyra e çështjes së Gadishullit Korean dhe ajo e Tajvanit janë krejtësisht të ndryshme dhe nuk janë aspak të krahasueshme. Shpresojmë që pala jugkoreane t'i përmbahet frymës së komunikatës së përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Koresë së Jugut, do të respektojë parimin e ‘një Kine’ dhe do të trajtojë me maturi çështjen e Tajvanit.” - shtoi Wang Wenbin.  (Fang Xiaoyu/Laçi)